Kesha vazhdon të ketë ende probleme me producentin e njohur, Dr.Luke. Këngëtarja e akuzon producentin se ai ka tentuar të përdhunojë këngëtaren tjetër, Katy Perry. Së fundmi nga disa dokumente të gjykatës janë zbuluar disa mesazhe të Keshas me Lady Gagan.
Kesha i ka dërguar një mesazh këngëtares tjetër me anë të të cilit akuzon producentin. Por mesa duket mesazhet mes dy këngëtareve janë të stisura, për të ngritur të tilla akuza të rënda për Dr.Luke. Vetë Katy Perry nuk e ka akuzuar asnjëherë producentin për përdhunim apo për ndonjë incident të padëshiruar. Për këtë arsye Dr.Luke kërkon një dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh nga Kesha për dëmtim imazhi.