Këngëtarja e njohur zbulon anët e errëta të Angelina Jolie

Showbiz

angelina 1475689539 883506

Melissa Etheridge ka folur për betejën e hidhur të divorcit të Brad Pitt dhe Angelia Jolie, duke fajësuar aktoren dhe skuadrën e saj ligjore për mënyrën si e realizuan ndarjen.

Rokerja veterane ka thënë që “iu thye zemra” për Pitt dhe i quajti akuzat ndaj tij për dhunë verbale dhe fizike ndaj fëmijëve “plotësisht të pabazuara” .

“Më thyhet zemra që dikush mund të marrë diçka kaq personale sa martesa, marrëdhëniet dhe të drejtat ndaj fëmijëve tu dhe t’i trajtojë sipas qëllimeve të veta siç po bëhet,” ka thënë Etheridge për Andy Cohen në SiriusXM.

Muzikantja 55-vjeçare është një shoqe e vjetër e aktorit dhe ka kënduar në martesën e tij me Jennifer Aniston në vitin 2000.

Etheridge i ka thënë prezantuesit që ajo kishte humbur kontaktet me Pitt, gjatë viteve. “Shpresoj me të vërtetë që ai të kthehet te miqtë e tij. Shumë prej nesh kanë mbi dhjetë vjet që nuk e shohim, është e vështirë. Ne të gjithë kemi humbur një mik”, shtoi ajo.

Ajo pastaj shigjetoi Jolien, duke deklaruar që e ka parë me sytë e vet sjelljen e saj të padrejtë, kur po fillonte një marrëdhënie me Billy Bob Thornton, i cili në atë kohë ishte i fejuar me aktoren Laura Dern.

“Isha aty kur Angelina dhe Billy Bob po silleshin keq në kurriz të Laura Dern. E kam parë personalisht dhe pastaj ishte Jennifer me Brad…E kam ndihmuar Lauran të zhvendosej nga shtëpia ku jetonte me Billy Bob, pothuajse kam hyrë me dhunë në shtëpinë e tyre për të nxjerrë plaçkat sepse ishte kaq e shëmtuar,” ka treguar ajo.

Para se Angelina Jolie të martohej me Billy Bob Thornton në vitin 2000, ai ishte i fejuar dhe do të martohej me Laura Dern. Etheridge, që ka pasur betejën e vet të shëmtuar për birësimin e fëmijëve me ishin, Tammy Lynn Michaels në vitin 2010, e ka krahasuar ndarjen publike të Jolie dhe Pitt me situatën e saj.

“Është një mënyrë. Unë i kam kaluar gjyqet familjare. Kam qenë dy herë në këtë gjendje dhe e njoh dhe gjithashtu e di kur ka një paramendim për të qenë i ligë dhe për të thënë disa të pavërteta, i pari”, ka thënë Etheridge.

“Nuk është hera e parë që këngëtarja ka kritikuar nënën e gjashtë fëmijëve. Në vitin 2013, pasi Jolie zbuloi që i ishte nënshtruar një mastektomie (largimit të gjoksit) të dyfishtë, Etheridge, një e shëruar nga tumori i gjirit, tha “unë e ndiej ndryshe. Edhe unë e kam atë mutacion gjenetik dhe nuk e mendoj si zgjidhje për vete. Nuk do e quaja një zgjedhje të guximshme. Mendoj që është veprimi më i frikësuar që mund të bësh kur përballesh me kancerin.”

Jolie tronditi botën muajin e kaluar kur kërkoi divorcin nga Pitt, duke kërkuar kujdestari të plotë për gjashtë fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox and Vivienne, 8 vjeç.