Këngëtarja e njohur surprizon të gjithë, shtatzënë për herë të tretë!

Showbiz

jessica simp
Jessica Simpson postoi në Instagram pak orë më parë lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së tretë. Ylli i njohur, e cila është martuar me Eric Johnson, 39-vjeçar, ka ndarë me fansat një foto të adhurueshme të dy fëmijëve duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Për 4.3 milionë fansat e saj, Simpson shkruan. “Kjo vajzë e vogël do ta bëjë familjen tonë me 5 anëtarë. Jemi shumë të lumtur që po e ndajmë me ju këtë bekim të jetës” – ka shkruar ajo në postim.

 640 0 5ba130dbaecfc

Dy fëmijët e artistes, Maxwell, 6 vjeç, dhe Ace, 5 vjeç, janë ata që lajmërojnë se së shpejti do të bëhen me motër të vogël. Lajmi vjen si një surprizë e vërtetë, pasi Jessica kishte thënë më herët se nuk donte të kishte më fëmijë të tjerë. Për Ellen DeGeneres, në maj 2017, ajo tha. “Kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe nuk do të kem të tretë. Janë të dy shumë të ëmbël”.

Lexoni gjithashtu: E pyesin nëse është sërish shtatzënë, Chrissy Teigen përgjigjet në mënyrën më ironike!