Denisa Gjezo nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një emër showbiz-i, skupesh apo lajmesh rozë. Ndonëse ka më shumë se 17 vjet që këndon, nuk ka bërë asnjëherë kompromise për profesionin dhe pasionin e saj , nuk do e bënte as përballë shumave të majme.
Krahas muzikës, Denisa është edhe një nënë e përkushtuar e djalit të saj, të cilit së shpejti do t’I dhurojë një vëlla ose një motër. Këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bëri publik kolegia e saj Eneda Tarifa.
Siç duket nga ky postim i këngëtares, Denisa do të shkëputet për pak kohë nga jeta live e natës për t’iu dedikuar familjes dhe fëmijës që pritet të vijë në jetë.Denisa dhe bashkëshorti i saj, Besiani, janë prindër edhe të një djali 5-vjeçar Dion.