Këngëtarja e njohur shokon të gjithë, i del në mbrojtje Michael Jackson!

Showbiz

michael jackson
Barbra Streisand ka folur hapur për akuzat që i janë drejtuar Michael Jackson për përfitim nga të mitur në dokumentarin ‘Leaving Neverland’. Këngëtarja e njohur për shumë hite dhe fituese e disa ‘Grammy Awards’ i doli në mbrojtje këngëtari të njohur në një intervistë për ‘The Times of London’.“Ishte shumë e dhimbshme. Ai ishte shumë fëmijnor dhe i mirë. Nevojat e tij ishin të tijat dhe vinin nga fëmijëria dhe nga ajo ADN që kishte. E di që do thoni se po e teproj, por këta fëmijët, siç edhe vetë kanë thënë ishin të gëzuar që ndodheshin atje. Ata nuk i ‘gjeti gjë’, tani janë të martuar dhe prindër. Ndihem keq për fëmijët, por edhe për Michael. I fajësoj prindërit që i lejuan fëmijët të flenë me të”,-u shpreh këngëtarja.

 Screenshot 5 24 600x354

Deklarata e Streisand ka shkaktuar një debat të madh publik dhe fansat i janë kthyer kundër. Shumë e quajnë të tepërt këtë mënyrë të shprehuri. Kujtojmë se dokumentari që ka në qendër historitë e Jackson që përfiton nga dy meshkuj, të cilët në atë kohë kanë qenë fëmijë ka marrë vëmendjen e mediave së fundmi. Pas publikimit bota është e ndarë në dy pjesë, një grup mbron kujtimin e të ndjerit, ndërsa të tjerët kanë dalë në krah të dy djemve që kanë rrëfyer historitë e tmerrshme të fëmijërisë.