Bella Thorne është një emër i njohur në fushën e muzikës dhe kinematografisë. Ajo njihet për shpirtin e saj rebel që e shfaq në të gjitha mënyrat e mundshme. Me anë të një fotoje të publikuar disa orë më parë edhe njëherë tjetër, Bella i bëri të gjithë të kthejnë sytë nga ajo.
E veshur me të brendshme dhe e mbështetur në një derë, pa u përpjekur fare t’i fshehë, këngëtarja ka zbuluar sqetullat e padepiluara. Qëllimi i fotos ka qenë krejt tjetër, por vëmendjen e njerëzve e ka marrë vetëm ekspozimi i zonës me qime.Kujtojmë se Bella e ka thënë edhe herë të tjera se dëshiron të qëndrojë e padepiluar dhe kjo është zgjedhje e saj, prandaj nuk duhet gjykuar nga askush.