Eranda Libohova është një artiste shumë e dashur për publikun shqiptar. Këngët e saj i kanë rezistuar viteve dhe vazhdojnë të pëlqehen njësoj si herën e parë që janë publikuar. Por, mesa duket për njërën prej tyre këngëtarja nuk është dhe aq krenare.
“Kënga ‘Më nga mu’, e cila është krijuar para 4 vitesh ka qënë një gabim në karrierën time. Nuk e di pse nuk më ngjiti që në fazën e krijimit ajo këngë. Por, duke marrë edhe mendimet e atyre që e punuar si projekt vendosa ta publikoja. Kam kuptuar që instikti nuk më gënjen, ndaj edhe më vonë e kam hequr nga Youtube,” ka thënë Eranda.