Ariana Grande ka performuar së fundmi në mbrëmjen e Billboard, por performanca e saj nuk ka kaluar pa incidente. Zakonisht në performanca live, është e pritshme që jo çdo gjë të shkojë në mënyrë perfekte. Megjithatë, ajo çka i ka ndodhur Arianës është një rast pak i izoluar mund të themi. Ajo ka humbur varësen e saj, e cila kushtonte jo pak, por plot 169 mijë dollarë. Varësja ishte një choker, e përbërë nga 45 diamantë.
Skuadra e këngëtares u hodh menjëherë në kërkim për ta gjetur dhe ja dolën mbanë, sepse një bizhuteri aq e kushtueshme nuk mund të humbiste aq lehtë. Kompania prodhuese menjëherë pas kësaj ka dalë me një deklaratë duke thënë se ishte një mosfunksionim në mekanizmin e varëses dhe se kjo ishte hera e parë që ndodhte.