Këngëtarja e njohur flet hapur rreth ndërhyrjes që ka kryer!

Showbiz

xhes
Pak muaj më parë, këngëtarja 21-vjeçare bëri një ndërhyrje në gushë, të cilën jo vetëm e ndau me të gjithë, por edhe e pranoi publikisht se nuk kishte arsye pse ta fshihte. Gjithçka bëhej për të mirën e shëndetit dhe pamjes së saj. Ndërsa këtë verë, bëri edhe një ndërhyrje tjetër për të reduktuar depozitimin e dhjamit të tepërt në zonën abdominale.Vendimin e kishte marrë, por edhe këtë herë e rrëfeu hapur me publikun.Xhesika tha se vendimin nuk e kishte marrë sepse kishte probleme me peshën apo me veten, por sepse, bashkë me këtë ndërhyrje, dëshironte të ndërronte mënyrë jetese:

xhesika

“Unë nuk e kam pasur problem peshën, nuk më ka penguar në karrierë, është komentuar, sigurisht, siç komentohet çdo gjë, por unë nuk e kam pasur problem.E mendova më përpara edhe si një stil krejt tjetër jetese. Ndërhyrja në bark konstatonte në futjen e disa shiringave që të hiqnin pjesët e tepërta të dhjamit. Unë vetëm disa ditë më pas isha në një koncert, edhe pse m’u deshën 4 javë të mbaja një korse.”

“Askush nuk është perfekt! Duke u munduar të dukemi sa më ideal për sytë e publikut, harrojmë të jemi të vërtetë… Kjo është një foto E VERTETE. Nuk paska gjë më të bukur se të jesh rehat në lëkurën tënde. E bëra për veten time, e ndieja që kishte ardhur momenti të bëja një ndryshim. E bëra këtë ndërhyrje si një motivim për ta mbajtur këtë lloj fiziku. Më duhet ta mbaj me palestër, regjistër ushqimor etj.”