Ariana Grande është lidhur prej kohësh me reperin Mac MIller. Ata shpesh herë kanë bërë postime për njëri-tjetrin apo janë shfaqur në publik të dy. Mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur më nga viti 2017. Për këtë arsye të gjithë fansat kanë filluar të mendojnë se këngëtarja është duke fshehur një shtatzani të mundshme, njësoj siç bëri Kylie.
Heshtja e 24 vjeçares nëpër rrjete sociale, apo mungesa e fotove të saj nga paparacët të cilët e ndiqnin përherë, i ka shtuar akoma më tepër këto dyshime. Edhe pse komentet apo pyetjet e fansave dhe mediave të ndryshme kanë pushtuar rrjetin, këngëtarja nuk ka bërë ende asnjë reagim për të konfirmuar apo përgënjeshtruar këto aludime.