Këto ditë është aluduar se këngëtarja Cardi B mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë. 25 vjeçarja është fotografuar nga paparacët dhe disa kile tepër bënë që të gjithë të dyshonin për një shtatzani të mundshme.
Por, për t’i vënë kapak këtyre zërave, këngëtarja ka zgjedhur të përgjigjet vetë. Ajo bër një video live në Instagram, ku është shfaqur vetëm me reçipeta. Në këtë mënyrë ajo ka treguar barkun dhe ka mohuar lajmin e shtatzanisë. Kohët e fundit, Cardi B është komentuar tejmase për pamjen e saj apo “difektet” trupore nëpër rrjete sociale.