Nëse jeni fansa të Spice Girls bëhuni gati, sepse veç turit të tyre një dramë sapo ka nisur. Sipas Daily Mail, teksa Mel B po duke xhironte një episod për “Piers Morgan’s Life Stories” ka bërë një deklaratë të papritur.
Ajo bëri të ditur se ajo dhe pjesëtarja tjetër e grupit, Geri Horner (Halliwell), dikur kanë kryer marrëdhënie së bashku.
“Thjesht ndodhi dhe ne më pas qeshëm me atë gjë. Kaq ishte! Ne ishim shoqe të ngushta dhe ndodhi. Ajo do të më urrejë që e thashë këtë gjë, pasi ajo njihet si një grua me shumë klas në vendin e saj dhe në atë të bashkëshortit, por është një fakt”, -është shprehur këngëtarja e famshme.
Geri, nga ana tjetër, nuk ka reaguar ende pas kësaj deklarate, por burime pranë çiftit bënë të ditur se bashkëshortit të saj nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.