Këngëtarja e njohur do të jetë ‘Hirushja’ më e re në ekran!

Showbiz

hirushja
Camila Cabello, këngëtarja e njohur ka tipare të errëta dhe flokë të gjatë të zinj, do të jetë hirushja më e re në ekran. Shumw ndryshe nga si jemi mësuar ne ta shohim gjithmonë këtë personazh vizatimor.

camila

Filmi në të cilin ajo do të marrë pjesë do të jetë një produksion i ‘Sony Pictures’ dhe thuhet se do të jetë një rikthim i përrallës origjinale të ‘Disney’, e vitit 1950. Ky film do të vijë në një version shumë ndryshe, pasi do të ketë shumë muzikë, kërcim dhe këndim, pra në formën e një ‘musical’. ‘Sony Pictures’ po bën të pamundurën që xhirimet të fillojnë së shpejti, ndërsa fanset e këngëtares janë shumë të emocionuar nga ky lajm.