Mary J. Blige vjen në kinema në rolin e një policeje. Këngëtarja e njohur do të interpretojë në filmin “Body Cam”. Në film tregohet një grup oficerësh të policisë të Los Angeles të persekutuar nga shpirti i një adoleshenti me ngjyrë i vrarë nga dy policë të bardhë. Krimi u regjistrua nga një kamera që më pas u shkatërrua me shpresën që të mos zbulohej e vërteta. Mary J. Blige do të luaje rolin e një policeje e cila vuan nga vizione të tmerrshme dhe nis të hetojë më vete rreth kësaj ngjarjeje.