Këngëtarja e njohur, akuzohet për plagjiaturë!

Showbiz

 tsw

Taylor Swift me klipin e saj të fundit akuzohet për kopjim Taylor Swift është akuzuar për kopjimin e një reklame parfumi të vitit 2016 në videoklipin e saj të fundit ‘Delicate’. Kënga e Swift, që u publikua mbrëmjen e së dielës, kishte ngjashmëri me reklamën e “Kenzo” u krijua nga producenti Spike Jonze. Në reklamën e Kenzo, shfaqet balerina dhe aktorja Margaret Qualley, e cila mërzitet në një mbrëmje Gala në të cilën merrte pjesë.

Pas kësaj ajo ngrihet nga tavolina dhe shkon në një vend me pasqyra. Pasi vë re që askush nuk po e shikonte fillon të kërcejë. Ndërsa në videon e Swift , ylli i popit mërzitet duke u intervistuar nga gazetarët dhe gjithashtu bën fytyra qesharake përpara se të kuptojë që është e padukshme. Kur kupton padukshmërinë e saj të re, Swift fillon të kërcejë.