Ai është padyshim një prej këngëtarëve më të suksesshëm shqiptarë që ka arritur të vazhdojë karrierën e tij dhe në Gjermani. Ardian Bujupi numëron pa fund hite në repertoin e tij dhe mund të themi se nuk rezistojmë dot pa i kërcyer këngët e tij. Megjithatë, me postimet më të fundit në Instagram, Ardiani na ka shqetësuar të gjithëve.
Ai është shtruar në spital dhe duket se ka patur problem shëndetësore. Në foton e postuar në Instastories ai duket i shtrirë teksa merr një serum. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze dhe ai t’u rikthehet projekteve dhe koncerteve të tij sa më shpejt.