Në fund të 2018-ës, këngëtari Mateus Frroku i dha fund lidhjes 9-vjeçare me të fejuarën e tij. Pas ndarjes Mateus preferoi të qëndronte i heshtur duke qenë se për të nuk ishte aspak e lehtë të fliste për këtë çështje. Ditën e sotme, 3 muaj pas ndarjes ai vendosi të tregojë për herë të parë publikisht se si po e përjeton këtë situatë. Ai tha se ka fshirë çdo foto me partneren, por e ka të vështirë të fshijë kujtimet me të.
“Asnjë histori nuk mbyllet në jetën time për sa kohë kam jetuar një kohë shumë të gjatë me një njeri”, – është shprehur këngëtari i emocionuar. Më tej ai ka thënë se nuk do të donte të fliste gjatë për këtë histori, sepse sigurisht që preket edhe pala tjetër që nuk është e njohur nga publiku. Pak ditë më parë Mateus publikoi këngën e tij më të re “Pa këmbë në tokë”, që sipas tij nuk ka aspak lidhje me ish-partneren dhe historinë e tyre të dashurisë.