Këngëtari i njohur, tashmë në listën e zezë të këtij shteti!

Showbiz

mikro
Këngëtari i njohur Italian Al Bano Carrisi ka komentuar vendimin e Ukrainës për ta vendosur atë në listën e zezë. Ai mjaft i prekur shprehet se kjo i ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër.“Ju betohem se për mua ka qenë një rrufe në qiell të pastër. Unë s’kam bërë asgjë as kundër Ukrainës as kundër asnjë shteti tjetër. Unë shkoj këndoj këngët e mia, këndoj si një njeri i paqes dhe do vazhdoj të jem kështu sepse jam një njeri që besoj.

al bani 2

Vetëm një ditë më parë Ministria e Kulturës ukrainase vendosi Albano Carrisi (Al Bano) në listën e njerëzve që i konsideron një kërcënim për sigurinë kombëtare. Lista e zezë është përpiluar dhe përditësuar nga ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, të Shërbimeve Sekrete dhe të Këshillit të Radiove dhe Televizioneve kombëtare.

ALBANO CARRISI

Duket se kjo ka ndodhur sepse Al Bano dhe Romina Poëer në vitit 80 dhe 90 ata ishin shumë të njohur në Bashkimin sovjetik dhe Al Bano gjithmonë kishte shprehur simpatinë dhe admirimin për presidentin rus Vladimir Putin.E kam takuar tre herë- u shpreh ai në një intervistë në vitin 1986, gjatë një turneu në Rusi, bëra 18 koncerte në Leningrad dhe 18 në Moskë. Në një prej këtyre koncerteve prezent edhe presidenti rus, në atë kohë shef i Kgb.