Ditën e djeshme hoteli luksoz ‘Mandarin Oriental’ në Londër është përfshirë nga flakët. Shkaqet janë ende të paditura, por zjarri dhe tymi kanë alarmuar të gjithë njerëzit që ndodheshin në zonë.
Bëhet e ditur se i pranishëm në çastin e ngjarjes ka qenë edhe këngëtari i njohur, Robbie Williams. Ai është parë të largohet me shpejtësi për t’i shpëtuar flakëve. Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa dëmet materiale mendohet të jenë të mëdha.