Nelly ka bërë një sërë postimesh në rrjete sociale, ku ka treguar marrëdhënien e tij me të atin si dhe vendimin që ai ka marrë. Nëpërmjet tyre, këngëtari ka shprehur se babai i tij, nuk e ka bërë kurrë rolin e babait dhe nuk ka qenë kurrë aty për të.
“Fjala baba është fjalë e fuqishme… diçka që unë nuk e ndjeva sa isha fëmijë sepse i imi kurrë nu bënte atë që duhet të bënte, vetëm atëherë kur i donte qejfi. I kam mbyllur punët me ty, nuk ka më para nga ana ime, le të t’i paguajnë të tjerët faturat,” ka shkruajtur ai në postimin e parë.
Më pas ka vazhduar duke shkruajtur: “Thjesht sepse është e shkruar në ADN-në tënde, kjo nuk të bën baba, gjaku nuk mjafton…! Babai im kurrë nuk më pa teksa luaja, kurrë nuk më mësoi diçka, nuk më pa teksa diplomohesha dhe pavarësisht kësaj, kam plot 20 vite që kujdesem për të, ndërkohë që ai nuk është kujdesur as sa gjysma për mua. Prapë se prapë, edhe pse i paguaj çdo faturë, vazhdon bën çfarë i do qejfi. Në fakt, i paguaja, që të jem më i saktë! Mjaft më, gjithçka mori fund që sot!”, ka përfunduar ai, duke treguar kështu që nuk do të jetë më një mbështetje ekonomike për babain e tij.