Mateus Frroku, ka zbuluar se fundmi se i ka dhënë fund lidhjes së tij 9 vjeçare. “Jo nuk e vazhdoj më lidhjen. Nuk jemi më,” kanë qenë fjalët e tij teksa është pyetur për marrëdhënien me të fejuarën. Në vitin 2016, Mateus ndau me të gjithë momente nga fejesa e tij me të dashurën që kishte prej vitesh. Mateus nuk ka dashur të ndajë detaje të tjera nga jeta private dhe besojmë se nuk ka ndërmend të flasë sërish për këtë gjë.