Këngëtari i famshëm i kushton serenatë fanses së sëmurë, e cila mendonte si të dashurin e saj

Showbiz

45636

Ed Sheeran ka treguar edhe një herë tjetër xhentilesën dhe mirësinë e tij, që është po aq e madhe sa talenti i tij në muzikë.

Këngëtari 26-vjeçar ka kthyer në realitet ëndrrën e një tjetër fanseje të tij. Sheeran i ka kushtuar një serenatë 10-vjeçares, në takimin e tyre të dytë. Duke folur për “The Sun”, nëna e vajzës me emrin Melody ka thënë se vajza e saj po përjetonte një nga momentet më të bukura të jetës së saj. 

rt

 

“U ulën dhe luajtën bashkë muzikë, ndërkohë që ajo e shikonte me dashuri gjithë kohën. Ata kanë një dashuri të ndërsjellë me njëri-tjetrin”,- ka treguar ajo.

Më tej, ajo ka thënë se vajza e saj nuk mund të flasë, por ata i dinë këngët e saj të preferuara. Në çastet që Sheeran takoi vajzën ai e organizoi sikur ndodhej në një koncert të vërtetë me efekte speciale dhe drita të lëvizshme, gjë që e entuziazmoi vajzën e vogël. Ed e ka takuar vogëlushen për herë të parë në nëntor, pas një fushate të familjes për të takuar këngëtarin e famshëm.

11753875 EdSheeran460

Që prej takimit të parë Ed është interesuar përherë për shëndetin e vajzës duke pyetur herë pas here familjen për të. Nëna e vajzës ka treguar se Melody mendon se Ed është i dashuri i saj. Doktorët nuk i kishin dhënë mundësi vogëlushes më shumë se mosha 4-vjeçare, por ajo i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe tashmë është 10 vjeçe, megjithëse ka kaluar thuajse 80% të jetës së saj në spital.

Ajo vuan nga sindroma Retts, e cila ndikon në zhvillimin e trurit dhe të trupit. Është llogaritur se sindroma kap 1 në 12 mijë vajza që lindin çdo vit.

edsheeran.JPG.gallery
/Blitz.al/