Këngëtari anullon koncertet e marsit për shkak të coronavirus-it

Showbiz

Një tjetër artist shqiptar ka anuluar koncertet për shkak të coronavirusit.

Bëhet fjalë për Shpat Kasapin, i cili u shpreh se ndjen keqardhje për situatën e krijuar dhe ka anulluar performancat e tij muzikore për festat.

“Këto festat e marsit, të cilat fatkeqësisht janë anuluar për shkak të Koronavirusit që është përhap, dhe më të vërtetë është për të ardhur keq sepse me frikë dalin njerëzit” – tha ai.

Qëllimi është që të shmangen turmat e mëdha të njerëzve pasi një pjesë e tyre mund të infektohen.