Ata janë ndër çiftet më të çiltra të tregut muzikor, të cilët e shprehin gjithmonë dashurinë për njëri-tjetrin, pavarësisht vendit apo situatës ku ndodhen. Bojken Lako dhe Semi Jaupaj, shijojnë prej vitesh dashurinë në çdo formë të bukur të saj. Së fundmi, Bojkeni ka postuar disa foto, të cilat tregojnë momente gazmore të çiftit dhe miqve të tyre. Në foto shfaqet Bojken i cili mban në shpinë partneren e tij nëpër rrugët e Tiranës.