Personazhet e njohur të showbizit janë ato që na paralajmërojnë me trendet më të fundit të modës. I shohim gjatë gjithë kohës të kuruara dhe në një hap me modën të cilët kthehen në frymëzim për të gjithë të tjerët më pas.Përpos talentit dhe profesionit që ato mund të kenë, një vëmendje të madhe marrin gjithmonë se si shfaqen dhe se çfarë veshin.Ato kanë në stil shumë ‘trendy’ dhe mjaft ekstravagant dhe sigurisht që do të komentohen gjithmonë. Edhe pse pas tyre qëndorjnë stilistë personal shumë të talentuar, ndodh që vajzat më të komentuara të shoëbizit të bëjnë xing me veshjet e tyre.
Një ndër trendet që po shohim shumë kohët e fundit dhe që ka pushtuar Instagramin është ky kostumi shumë seksi që e ka veshur fillimisht këngëtarja shqiptare Bebe Rexha. Ky kostum ngjyrë blu po me thyerje të kuqe nëpërmjet printit gjysëm hëne është një nga koleksionet më të fundit të “Marine Serre Pranverë/Verë 2019”.Më pas këtë kostum e kemi parë tek diva e muzikës pop Beyonce, që i tregon format në mënyrë perfekte.
Beyonce e ka kombinuar me një palë sandale të zeza dhe një xhaketë të gjatë lëkure. Diferencë kanë bërë dhe askesorët që kanë kompletuar gjithë pamjen. Syze e vogl matrix të zeza i kanë dhënë asaj pamjen perfekte.Së fundmi ka qenë Era Istrefi që ka përqafuar këtë trend, disi më ndryshe. Ajo nuk ka veshur të gjithë kostumin, por vetëm streçet që janë ngjyrë bezhë. Duhet ta pranojmë që Era Istrefi duket kaq bukur dhe në formë me këtë look.