Raportimet e fundit, bëjnë me dije se çifti i kanë dhënë fund beqarisë që në muajin mars të këtij viti, por e gjithë ceremonia e martesës është organizuar në fshehtësi të plotë.Në një vit kur kanë ndodhur kaq shumë fejesa dhe martesa, duket se edhe Blake Shelton dhe Gwen Stefani kanë organizuar një dasmë shumë të fshehtë.
Çifti janë martuar që në muajin mars, sipas revistës Star, në fermën e Shelton, por asgjë nuk ishte mësuar deri tani.Siç bëhet e ditur, ceremonia me të ftuar një rreth të ngushtë miqsh dhe familjarësh është organizuar në fermën Tishomingo, Oklahoma, “në një vend të fshehtë pranë liqenit”. Ishin 45 miq dhe familjarë që kanë qenë të pranishëm . “Ishte super intime”, – thotë burimi për Star.