Kënga që e bëri të njohur është e vjedhur? The Weeknd përfundon në gjyq!

Showbiz

the weeknd
Kënga “Starboy” e The Weeknd është një prej këngëve më të dëgjuara të vitit 2016. Ajo bëri për vete miliona njerëz dhe numëron mbi 1 miliardë klikime. Por, me sa duket, kënga është e vjedhur ose të paktën kështu pretendon një këngëtare e quajtur Yasminah. Yasminah ka hedhur në gjyq The Weeknd dhe producentët e këngës “Starboy” me pretendimin se është një kopje e këngës së saj “Hooyo”.

artworks 000155439173 djbp0b t500x500

Në padinë e ngritur, ajo thotë se “Hooyo” është publikuar në vitin 2009, ndërsa “Starboy” është publikuar në nëntor të 2016-ës. Sipas Yasminah-s, ngjashmëritë mes këngëve janë lehtësisht të dallueshme. Shumë postime të bëra në rrjetet sociale mbështesin Yasminah-n duke konfirmuar se këngët janë shumë të ngjashme. Ajo ka paditur Daft Punk dhe The Weeknd duke kërkuar si dëmshpërblim të paktën 5 milionë dollarë.

Lexoni gjithashtu: Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin për shkak të…