Këngëtarja e mirënjohur Era Istrefi ka publikuar dje këngën e saj më të re “Redrum”. Ajo shfaqet e veshur me të kuqe dhe më shumë sensuale se kurrë. Duket se kënga është pritur mjaft mirë jo vetëm nga fansat, por edhe nga mediat.
Kënga e cila ka arritur mijëra klikime në vetëm pak orë, ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e mediave serbe. “Një hit i ri nga Era Istrefi” shkruan MTV-ja serbe.