Kendall Jenner tregon gabimin, pasojat e të cilit i vuan edhe sot!

Showbiz

Kendall Jenner
Modelja e njohur gjatë intervistës së saj të fundit me Ellen Degeneres, ka treguar disa detaje nga jeta e saj për të cilat nuk kishte folur më parë. Ndër to, ishte edhe tatuazhi që Kendall ka bërë brenda në buzë. Modelja ka treguar se kjo ide, i lindi gjatë një darke teksa kishte dalë të festonte me mikeshat e saj dhe kishte pirë pak më shumë seç duhet.

tatu
Ajo ka gdhendur brenda buzës fjalën “Meouu”, pasi kjo ishte gjëja e parë që i kishte ardhur në mendje në ato momente. Sot, modelja e konsideron këtë vendim të gabuar por që për fat të keq, nuk është dhe aq e thjeshtë të rekuperohet. Megjithatë ka shtuar se tatuazhi nuk i ka shkaktuar dhimbje, pasi përveçse është diçka e vogël, e ndihmoi fakti që buza është muskul dhe tatuazhet në muskuj dhembin shumë më pak sesa në kockë.

A post shared by Ellen (@theellenshow) on