Ndonëse vëmendjen në familjen Kardashian-Jenner rrallë herë e merr lidhja e Kendall me Ben Simmons, këtë herë është radha e tyre. Dhe nuk është një lajm i mirë. Fatkeqësisht çifti po ndahet.Një burim pranë “People” ka konfirmuar se ata po bëjnë “një pushim” dhe arsyeja? Thjesht lidhja e tyre nuk ka më ç’të japë. Kendall po kalon kohë me miqtë e saj dhe i është rikthyer qejfit.
Kendall dhe Ben kishin thuajse një vit bashkë, pasi fillesat i datojnë në qershorin e kaluar. E kaluan verën bashkë me pushime në Meksiko, dhe gjithashtu ditën e Shën Valentinit ja dedikuan njëri-tjetrit. Kendall madje dilte dhe me mamanë e tij.Por mesa duket, lidhjes së tyre i erdhi fundi.