Kendall Jenner është një ndër modelet më të njohura dhe të kërkuara në mbarë botën. Pavarësisht se tashmë është një nga personazhet më të suksesshëm, duket se më parë nuk ka qenë e njëjta situatë për të. Së fundmi në një intervistë me Daniel Chetrit për ‘Zaza World Radio’, Kendall ka treguar se sa të vështirë e ka patur të krijonte miqësi.
“Më kujtohet kur isha në shkollë fillore, edhe në shkollë të mesme, se unë nuk kisha shumë miq. Rrija në dhomën time me ditë të tëra duke qarë, sepse motra ime Kylie kishte shumë shok dhe shoqe dhe unë nuk e dija çfarë të bëja. Isha xheloze për popullaritetin e saj. Mendoja me vete ‘asnjëherë nuk do të kem miq’ dhe të shikosh jetën time tani është një çmenduri”, – ka thënë Kendall. Më tej modelja ka treguar se duke qenë se nuk kishte miq, gjatë verës qëndronte nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes duke kalëruar. Por tani rolet kanë ndryshuar, sepse Kendall ka më shumë miqësi se Kylie që është më shumë e fokusuar tek jeta private dhe familja e saj.