Modelja e njohur Kendall Jenner ka publikuar një video të vjetër të Kylie e cila është risjellë nga fansat e kësaj të fundit. Në një video për ‘Snapchat’ Kylie ka ndarë me të gjithë eksperiencat e saj me bulizmin.
“Gjysma juaj mendon se jam e çuditshme, ndërsa gjysma tjetër mendon se jam qesharake, por mua më kanë tallur që në moshën 9 vjeç. Mendoj se kam bërë një punë të mirë për ta përballuar gjithçka. Por të tillë njerëz ka gjithandej, kjo që unë po ndaj është vetëm një pjesë e vogël. Kjo është një video e shkurtër për t’iu treguar se i vetmi opinion që vlen është ai që ju keni për veten. Duhet të dini se nuk jeni vetëm. Natën e mirë”,-ka thënë Kylie në videon në fjalë.Ndërsa Kendall, ka treguar me anë të publikimit të videos mbështetjen për të motrën dhe gjithë ata që po vuajnë të njëjtin problem si ajo.