Kendall Jenner paska rënë në dashuri me …

Showbiz

Pasi i dha fund marrëdhënies me lojtarin e NBA-së, Ben Simmons në maj, Kendall po përflitet për një lidhje me lojtarin e ardhshëm të NBA-së, Kyle Kuzma. Sipas Daily Mail, Kendall dhe Kyle “bënë një udhëtim romantik në det” në bordin e një jahti më 4 korrik, përpara se Kendall të nisej në një festë në Malibu ku thuhet se shmangu bisedën me ish-in”.

Kendall nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj romance me Kyle-n, por sipas disa burimeve , ajo tha se 4 korriku mund ta ketë gjetur të dashuruar:

“4 korriku është ndoshta festa më e mirë për mua… Nuk e di pse e dua kaq shumë, janë fishekzjarrët dhe atmosfera. Thjesht ndjej që duhet të jesh e dashuruar më 4 korrik”.