Kendall Jenner nuk po gjen dot qetësi: Hajdutët i futen sërish në shtëpi!

Showbiz

ken
Ditën e sotme, ‘TMZ’ ka publikuar lajmin se në shtëpinë e Kendall Jenner ka arritur të hyjë për të dytën herë një i fiksuar pas saj. Personi në fjalë ka kaluar rojet e sigurisë dhe ka hyrë në ambientet e pishinës. Mendohet se 37-vjeçari, John Ford ka probleme mendore, madje është zbuluar se nuk është hera e parë që ai futet në shtëpitë e personazheve publikë.Pas lajmit modelja e njohur ka reaguar me disa postime në ‘Twitter’.

kendall shp

“E kuptoj që është puna juaj të merreni me mua, por kur ju publikoni vendodhjen e saktë të shtëpisë sime kjo do të thotë që më vini jetën në rrezik. Shtëpia duhet të jetë parajsa e sigurtë e gjithësecilit, por për fajin tuaj e imja nuk është. Duhet t’iu vijë turp”,-ka shkruar Kendall.Ngjarja e ka prekur së tepërmi modelen, e cila me të drejtë ndihet e friksuar më shumë se kurrë, pavarësisht se policia po merr masa që ngjarja të mos përsëritet.