Supermodelja e njohur Kendall Jenner ka thënë së fundmi në një intervistë për ‘Beats 1 Zaza World Radio’ se kur ka qenë më e vogël ishte shumë e ligë me motrën e saj, Kylie.
“E lija vetëm, i bërtisja shpesh, madje nuk ndaja as shijet e mia në muzikë me të. Jam sjellë vërtet shumë keq, pasi 1 vit diferencë në moshë më bënte të ndihesha superiore. Por mendoj se kishte të bënte edhe mosha e vogël dhe periudha e adoleshencës”,-ka shpjeguar ajo.Gjërat janë shumë ndryshe tashmë, pasi motrat kanë një marrëdhënie perfekte dhe secila ka ndërtuar karrierën e saj në fusha të ndryshme.
Lexoni gjithashtu:Si ka ndikuar ndarja nga Brad, në marrëdhënien e Angelina Jolie me fëmijët?