Kendall flet për herë të parë për Kylien dhe mbesën e saj!

Showbiz

kendall stormi
Modelja e njohur Kendall Jenner ka folur për herë të parë në një intervistë për ‘People’ duke zbuluar detaje nga jeta familjare e ‘Kardashian-Jenner’. Këtë herë fokusi ka qenë te Kylie dhe aftësia e saj për të qenë një nënë në moshën 20-vjeçare. Kendall ka zbuluar se e motra është perfekte në rolin e nënës.

kylie stormi

“Ajo ka lindur për ta bërë këtë gjë”,-ka thënë modelja. Ndërsa për marrëdhënien me mbesën e saj Stormi, Kendall ka zbuluar se ka një lidhje shumë të veçantë, ndryshe nga nipërit e tjerë. “Unë e dua shumë Stormin dhe kuptohemi shumë mirë. Ekziston një lidhje më e fortë me të se me fëmijët e tjerë që kam pranë vetes”,-ka mbyllur fjalën ajo.