Dy motrat e famshme prej kohësh kanë nxjerrë në treg linjën e tyre të rrobave. Por, linja “Kendall and Kylie” duke u nisur nga vetë fakti që krijohen nga dy prej vajzave më të pasura në botë, le të themi që nuk ishte edhe aq ekonomike. Pavarësisht se fansat e tyre mezi prisnin të blinin produktet e motrave, çmimet shpesh herë bëheshin pengesë.
Megjithatë, linja e tyre e fundit e çantave ka kaluar çdo pritshmëri.Ato kanë vendosur që të krijojnë produkte që mund t’i ketë çdokush, e për këtë arsye çmimet e tyre fillonin nga 3 dollarë, deri në 34 dollarë çmimi më i lartë. Epo, me këtë lëvizje vajzat tashmë kanë fituar plotësisht zemrat e blerësve kudo në botë.