Kenan Imirzalioglu shpenzon 88 mijë euro për një surprizë kushtuar…

Showbiz

Kenan Imirzalioglu nuk duket një natyrë romantike me pamjen e tij hijerënde por ja që qenka! Kenan dhe bashkeshortja e tij Sinem Kobal kanë festuar 3 vjetorin e martesës dhe gjithçka ka qenë një surprizë e organizuar nga aktori. Ai ka organizuar një udhetim në ishullin e Cundas atje ku gjithçka nisi, atje ku ata u martuan. Kenan ka rezervuar hotelin dhe qendrimi ka kushtuar plot 600 mijë lira turke ose rreth 88 mijë euro.

“Jam një grua me shume fat” kështu thotë Sinem Kobal për tërë surprizat që Kenan ka bërë gati për të. Jo vetem kaq, por Imirzalioglu po dizenjon edhe një ore dedikuar gruas së tij, aktores Sinem Kobal.