Kenan Imirzayoglu është gjendur në mes të një situate të pakëndshme dhed të papritur, e cila nuk ka mundur të kalojë pa u bërë pjesë e vëmendjes mediatike. Aktori i famshëm është përballur me reagimin e dy zonjave teksa ka dalë nga një restorant, ndërsa shoferi i tij e parkoi makinën përpara lokalit, në mes të rrugës, gjë që ka vështirësuar trafikun në atë kohë.
Duke dashur t’ju përgjigjej pyetjeve të gazetarëve ai u bë pjesë e incncidentit pa menduar që kjo, e ndikuar ndoshta edhe nga fama e tij mund të përshkallëzohej. Është dashur që aktori t’ju kërkojë falje dy zonjave e më pas të shpejtojë hapin drejt autromjetit. Duke u përballur me qëndrimin e ashpër të dy grave dhe situatën që rrezikonte të dilte jashtë kontrollit, Imirzajollu i ka lënë këtë herë pa përgjigje pyetjet e gazetarëve