Kenan İmirzalıoğlu feston ditëlindjen/ Sinem Kobal e mbulon me urime dhe puthje

Showbiz

Aktorja e njohur Sinem Kobal ka festuar ditëlindjen krah bashkëshortit të saj  aktorit të famshëm Kenan İmirzalıoğlu. Çifti i aktorëve të njohur  janë të martuar prej 9 vitesh dhe sollën në jetë dy vajza, Lalin në vitin 2020 dhe Leyla në vitin 2022.

Kobal e njohur për rolet e saj kryesisht në seriale, u desh të bënte  një pushim të shkurtër për tju dedikuar vajzave të saj në rritjene e tyre gjatë viteve të para dhe  aktualisht përgatitet të rikthehet në sheshxhirim për projekte të reja. Në një nga intervistat e saj të kohëve të fundit aktorja kishte deklaruar se ishte në bisedime për rolin e ardhshëm të saj. Ndërsa aktori i famshëm vazhdon të kujtohet me rolet e tij unike si ai i Ezelit në serialin me po të njëjtin titull dhe ai i Mahirit, protagonistit të serialit të paharruar “Karadai”, i transmetuar më herët në Tring.