Beren Saat pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen e nënës së saj dhe mes lumturisë që i lexohej në sy e buzëqeshjes prej fëmije, ajo nuk ka nguruar të ndajë me gazetarët emocionet e momentit.
Aktorja e famshme u shpreh se e kishte zemrën plot që po festonte edhe një tjetër ditëlindje të njeriut të saj më të shtrenjtë.
Nga ana tjetër këngëtari Kenan Doullu, bashkëshorti i saj, u tregua një dhëndër shembullor kur përdori frazën “Ishte ditëlindja e Ayla-s sonë të mrekullueshme”!
Pyetjes se çfarë mendimi ndante ai për ndryshimin në flokët e Beren, këngëtari iu përgjigj duke thënë se çfarëdo që ajo të bënte në look-un e saj, dukej njësoj e mrekullueshme dhe përdori frazën se ai është fansi më i madh i saj.