Protagonistja e serialit “Fatmagyl” ka mbushur 38 vjeç! Beren Saat, e cila është martuar në vitin 2014 me këngëtarin e famshëm Kenan Doğulu, ka qenë vazhdimisht në fokusin e shtypit rozë për shkak të ulje-ngritjeve jo të pakta me të cilat është përballur martesa e tyre, por kohët e fundit ata janë shfaqur gjithmonë e më shpesh të lumtur në sytë e publikut. Doğulu ka postuar së fundmi një videoklip me fotot e realizuara së bashku ndër vite, për t’i uruar aktores ditëlindjen, duke e shoqëruar atë me dedikimin emocional: “Ti je ngjyra më e bukur në botën time dhe fati im më i ëmbël! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, jam i lumtur që kemi gjetur njëri-tjetrin”! E gjithashtu duket se atmosferën e ditëlindjes së aktores, çifti e mbajti në jetë dhe e shfaqi edhe në dasmën e koleges së Saat, Gokçe Bahadir, duke qenë se të dyja festat e aktoreve të famshme i përkisnin së njëjtës ditë.