Një gërshet që në të vërtetë…nuk është gërshet!
Jetojmë në epokën e ‘Gërshetit Kim’ dhe ‘Stilit Zendaya’. Thënë ndryshe, virusi i gërshetave po infekton vajzat shqiptare, të famshme ose jo.Në shkurt 2016, Elvana Gjata festoi përvjetorin e saj të 29-ë në Paris. Gjatë qëndrimit të saj në Francë, provoi veten në një hap me Chiara Ferragni-n apo Olivia Palermo-n.Por këngëtarja eksperimentoi edhe me modelin e saj të flokëve, duke krijuar një ‘gërshet’ i cili në të vërtetë është një akonçaturë në formë rrjete në pjesën e prapme të kokës.Por 2 gërshetat anash krijojnë iluzionin e një gërsheti të pazakontë mes tyre.Elvana Gjata ka qenë një ndër ‘ithtaret’ e stilit të gërshetave, kur në 2014-ën u rikthye me ‘Puthe’, videoklipi ku kërcente duke valëvitur në ajër gërshetat e saj të gjatë afrikanë.