Kejsi zbulon tatuazhin dhe kuptimin e veçantë që ka!

Showbiz

Kejsi dhe Stresi janë një nga çiftet më të diskutuar të showbiz-it shqiptar. Megjithëse marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje duket se dashuria i ka rezistuar çdo prove. Kejsi i dedikon shpesh fjalë të ëmbla bashkëshortit, por përveç tyre ka gdhendur në trup edhe një tatuazh me kuptim shumë të veçantë që siç duket është për të.

“Edhe kjo do kalojë. A”,-shkruan bukuroshja krahas fotos ku shfaqet tatuazhi.Kujtojmë se Kejsi dhe Stresi janë të lidhur prej kohësh dhe vitin që lamë pas, dashuria e tyre u finalizua me martesë.