Kejsi dhe Stresi tashmë janë një çift i njohur për të gjithë ne pasi shpesh ata kanë dhënë intervista dhe e kanë bërë publike lidhjen e tyre. Pas ngjarjes që ndodhi së fundmi, ku Stresi u arrestua për shkak se akuzohet si anëtar i bandës “ Bajri”, Kejsi ka mbështetur të fejuarin e saj me postime të herë pas hershme në Instagram.
U tha se në momentin e arrestimit Stresi u gjend në hotel me një tjetër femër ndërkohë që Kejsi ishte në Toronto, por versioni i familjarëve dhe vetë Stresit ishte që ajo vajzë ishte një fanse dhe kërkonte foto me të. Duket që Kejsi ka vendosur të besojë versionin e partnerit të saj. Në videon që ka postuar para pak orësh në Instagram shfaqet mbesa e saj duke puthur ekranin e TV kur aty shfaqet Stresi duke kënduar këngën “ Të du mom “.