Kejsi Tola tregon çfarë nuk i pëlqen nga trupi i saj…

Showbiz

kejsi tola
Kejsi Tola që në fillimet e saj ka spikatur për zërin dhe talentin muzikë. Në një moshë fare të vogël ajo është bërë pjesë e skenave të mëdha në Shqipëri dhe jo vetëm. Ajo arriti të përfaqësonte në mënyrë dinjitoze Shqipërinë në ‘Festivalin Europian të Këngës’ në vitin 2009. Kejsi është rritur në sytë e publikut shqiptar dhe prandaj ajo ka fituar zemrat e të gjithëve. Nga viti në vit edhe në pamjen e saj ndryshimet kanë qenë të pakta, sepse ajo ka mbetur pothuajse e njëjta adoleshente me buzëqeshjen e ëmbël.

kejsi

Megjithatë duket se Kejsi ka diçka që nuk i pëlqen në trupin e saj dhe prandaj po ushtrohet që ta ndryshojë. Kejsi ka treguar se gjithmonë ka dashur që në trupin e saj të ndryshojë pjesën e barkut duke qenë se e ka pasur problem që e vogël. Megjithatë prej disa kohësh ajo ushtrohet intensivisht në palestër që të ndryshojë disi. Gjithsesi Kejsi ka dhe një pjesë të trupit që e pëlqen shumë, janë këmbët e saj dhe për këtë është komplimentuar gjithmonë edhe nga fansat.