Kejsi dhe Stresi kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe këtë nuk hezitojnë asnjëherë ta tregojnë. Duke qenë se momentalisht Stresi ndodhet larg, Kejsi ka qenë ajo që gjatë gjithë kohës ka publikuar foto apo dedikime ndaj bashkëshortit të saj. Së fundmi, ajo ka treguar se është nisur drejt Shqipërisë, për të qenë pranë familjes së saj të dytë dhe sigurisht pranë Stresit.
“Një pamje si kjo. Shihemi së shpejti, bota ime”, ka shkruar ajo në një foto ku reperi shfaqet me kurriz, i kthyer nga një pamje madhështore. Kujtojmë se çifti u martua në një ceremoni sekrete, pak kohë pasi e bënë publike lidhjen e tyre, por prej kohësh ato nuk jetojnë bashkë, pasi Stresi është duke kryer dënimin nga shteti.