Pak ditë më parë u publikua bashkëpunimi i Keisi Medinit dhe Seldit “Ska dashni”, projekt i cili ishte paralajmëruar prej kohësh e që është pritur mjaft mirë nga publiku.Por përtej këngës, nuk kanë munguar zërat se mes dy këngëtarëve mund të ketë diçka më shumë se miqësi. Kjo nisur dhe nga disa postime në rrjetet sociale të të dyve, madje kujtojmë që në një video Seldi e quante Keisin “princesha ime”.
Por e vërteta mesa duket është ndryshe. Vetë Keisi,tha: “E kam si vëlla, jemi rritur bashkë. Kjo për shkak të lidhjes që ka pasur me babain”.Këngëtarja është e njohur ndryshe si vajza e Sabianit dhe miqësia e këtij të fundit me Seldin, ka ndikuar dhe që ata të jenë shumë të afërt, si shokë. Ndërkohë Keisi është pyetur edhe nëse “Ska dashni” është një dedikim nga ana e bashkëpuntorit të saj në muzikës për ish-partneren e tij, Mimoza Shkodra. “Për këtë duhet të pyesni vetë Seldin”-u shpreh Keisi.