Ylli hollivudian do të ripërsëris rolin e tij si John Constantine në vazhdimin e filmit të vitit 2005 me të njëjtin titull.Lajmi për rolin e ri të 58-vjeçarit u konfirmua pak ditë më parë dhe gjithashtu u raportua se Francis Lawrence i cili bëri debutimin e tij regjisorial në filmin origjinal, do të rikthehet në krye të vazhdimit edhe për prodhimin e ri.
“Constantine” mori komente të ndryshme pas publikimit të tij, edhe pse ia doli të siguronte audiencë të lartë dhe siguroi më shumë se 230 milionë dollarë në box officce. Një serial aksion i përqendruar te personazhi, i cili u interpretua nga Matt Ryan, u shfaq premierë në v. 2014 për një sezon të vetëm. Ryan më pas portretizoi detektivin në disa programe gjatë viteve të ardhshme.
Një version femëror i personazhit, i luajtur nga Jenna Coleman, u shfaq në serialin e publikuar së fundmi në Netflix, “The Sandman”. Sipas prestigjozes Variety, një serial televiziv i përqëndruar te “Constandini” ishte në zhvillim e sipër në HBO Max . Megjithatë, disa burime kanë konfirmuar së funsmi se projekti ishte anuluar në favor të filmit.
Në 2019 Reeves në një intervistë për prestigjozen Variety ishte shprehur se do të ishte i lumtur të ripërsëriste rolin e tij si John Constantine në të ardhmen. “Unë thjesht e doja atë botë…dhe e dua atë personazh”, kishte deklaruar në atë kohë ylli i kinemasë dhe duket se dëshira e tij ka qenë e destinuar të plotësohet.