Kayne West blen shtëpinë e tij të fëmijërisë për 225 mijë dollarë

Showbiz

Kanye West është rikthyer edhe njëherë në kujtimet e tij të fëmijërisë, pasi këtë herë ka blerë shtëpinë ku kaloi vitet e bukura me familjen. Shtëpia kushtoi 225 mijë dollarë, por është në gjendje të keqe, me dritare të thyera dhe e mbushur me plehra, raporton The Sun.

Sipas Daily Mail, shtëpia do të ketë nevojë për riparime të paktën 60,000 dollarë, pasi është shkatërruar plotësisht. Thuhet se më lirë do të kushtonte të prishej ajo shtëpi e të bëhej e re, sesa për ta rinovuar atë.

Nga ana e jashtme, dërrasat që mbajnë shtëpinë janë duke u ndarë dhe çatia është pothuajse e shkatërruar. Shtëpia ishte shndërruar në ‘deponi’ plehrash, pasi çdo cep është i mbuluar në shishe uji.

Riparimi i shtëpisë nuk do të ejtë problem për financat e këngëtarit, pasi sipas Forbes ai tashmë është miliarder, por ndjesia që do të futet edhe njëherë në atë shtëpi do të jetë e paçmueshme.